Gjatë vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është takuar sot me ministren e Arsimit dhe Shkencës të Letonisë, Marite Seile, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, dy ministrat u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, me theks të veçantë arsimin e lartë dhe atë profesional.
“Ky bashkëpunim do të konkretizohet me një marrëveshje të veçantë të lidhur mes dy ministrive”, thuhet në njoftim.
Ministri Bajrami, po ashtu, mori konfirmimin nga ministrja Seile se do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në Bolonjë.
Gjatë ditës, ministri Bajrami ka vizituar edhe Universitetin publik të Letonisë, ku është pritur nga udhëheqësit e universitetit, me të cilët ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit me universitetet nga Kosova si: shkëmbimi i profesorëve, studentëve dhe aplikimi i përbashkët në fondet evropiane për arsim dhe shkencë.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...