Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, ka deklaruar në Agjencinë kundërKorrupsion si para të gatshme që i mban në institucione bankare afër 200 mijë euro, kurse, ka borxh kredie në vlerë mbi 146 mijë euro.
Bajrami në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër korrupsion ka deklaruar si borxh kredinë familjare në vlerë prej 144,000.00 eurove. Ai ka njoftuar se kredinë e ka marrë në vitin 2008 dhe do ta përfundojë në vitin 2018. Pastaj, një borxh në kartelat bankare në vlerë 2,000 dhe tjetrën në vlerë 250.00 euro.
Ai ka deklaruar një shtëpi, ndërtim familjar nga të ardhurat, kursimet dhe kreditë personale dhe familjare në vlerë 250 mijë euro, si dhe një banesë, investim i bashkëshortes në vlerë 30 mijë euro. Kurse, veturën e ka në vlerë 7,900 euro.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...