Ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK ka treguar unitet dhe vendosmëri se do të udhëheqë me Kosovën pas nomiminit të Avdullah Hotit për Kryeministër.
“Natyrshëm , LDK do të udhëheqë me Kosovën”, ka reaguar Bajrami, pas nomimit të Avdullah Hotit për Kryeministër nga LDK’ja. Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa e qytetarëve për zgjedhjet e 11 Qershorit. Është partia që do të udhëheqë me Shtetin. Me unitetin e treguar për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës u dëshmua edhe një herë se LDK është parti e unitetit dhe se ardhmes së Kosovës Kjo u dëshmua edhe sot me kandidimin e Ministrit më të suksesshëm Avdullah Hoti për Kryeministër. Derisa Kryeministri Isa Mustafa dha shembullin më të mirë, u dha leksion kolegëve të tij në vend e me gjerë se si punohet dhe si u jepet hapësira të rinjve”, ka shkruar Bajrami, në FB.
Hykmete Bajrami është Ministre e Tregtisë dhe Industrisë derisa në dy mandatet e fundit kishte fituar më shumë se 10 mijë vota për t’u bërë deputete e Parlamentit. Zgjedhjet nacionale do të mbahen më 11 qershor derisa LDK kandidaton me Avdullah Hotin për Kryeministër, PDK me Kadri Veselin, AAK e Ramush Haradinajn kurse Vetëvendosje ende nuk duhet nëse do të jetë kandidat Visar Ymeri apo Albin Kurti.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...