Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme ku po diskutohet për projektligjin për buxhetin e vitit 2018 i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të vijë në seancë, duke shtuar se buxheti është i kryeministrit Haradinaj dhe jo i ministrit të Financave, shkruan arbresh.info.
“Buxheti është më shumë i kryeministrit se i ministrit të financave. Unë i bëj thirrje kryeministrit Haradianj që të vijë në sallë ku po diskutohet buxheti”, tha Bajrami.
Ajo tha se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm jo që nuk adreson problemet e qytetarëve, por as nuk është i përputhshëm me programin qeverisës.
“Buxheti duhet të adresojë nevojat e qytetarëve. Buxheti jo që adreson nevojat e qytetarëve, por nuk është në harmoni as me programin qeverisës”, pohoi ajo.
Deputetja e LDK-së, tha se qeveria Haradinaj do të mbahet mend vetëm për një gjë, për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.
“Rritja enorme e numrit të zv.ministrave, nëse për asgjë tjetër, qeveria Haradinaj do të mbahet mend për numrin e madh të zv.ministrave”, theksoi Bajrami./arbresh.info/
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...