Zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se Marko Gjuriqi i Serbisë po flet lidhje e palidhje për Kosovën
Gecaj po konsideron se Gjuriqi është rikthyer në rininë e tij të hershme, në kohën kur Serbia ushtronte gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Sipas tij, Gjuriqi po bën filma sepse komunat e Kosovës me shumicë serbe kurrë nuk do të jenë pjesë e Serbisë.
Reagimi i tij i plotë:
GJURIQ “PO BËN FILMA”
Gjuriq duket të ketë probleme të mëdha brendapërbrenda strukturave të tyre politike… është qartë krejt kohëve të fundit! Flet lidhje e pa lidhje, sikur të ishte rikthyer në rininë e tij të hershme, atëherë kur shteti i tij ushtronte dhunën e nivelit gjenocidial në popullin shqipëtar të Kosovës. Ndoshta ka parë ndonjë “film” nga arkivat e tyre sekrete shtetërore dhe është ngazëllyer aq shumë sa ti kthehet ëndërrimit të asaj kohe. Sepse, kjo që ai bën këtyre ditëve, ne në popull i themi “po bën filma”. As Kosova, as Asociacioni, e as Komunat me shumicë Serbe, kurrë më nuk do të jenë pjesë të Serbisë. Ajo që ne po bëjmë tani në Bruksel është mu shkëputja dhe largimi definitiv i mbeturinave të atij sistemi nga vendi ynë. Dhe kjo duket se do të na merr edhe pak kohë, duke parë se Serbia ende nuk është liruar nga mentaliteti i së kaluarës dhe kursi i tyre nacionalo-shovenist. Megjithatë, “të mirat vijnë ngadalë”, thot populli.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...