Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, të cilët sot kritikuan pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info thotë se as Gjuriq, e as ministri Jevtiq, nuk po bëjnë asgjë për shqiptarët e katër komunave të veriut që udhëheqen nga serbët.
“Para se me u merr me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjuriqi, ministri Jevtiq dhe kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga serbët në veri, duhet të përkujdesen edhe për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, sepse qe 16 vjet shqiptarët po pengohen të kthehen në atë pjesë e Kosovës”, thotë Bahtiri.
Ai ka kërkuar nga që të mos bëhet presion nga serbët ndaj Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, por të lihet e qetë për ta dhënë vlerësimin e saj.
Ndryshe, Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj, dhe është i bindur se kjo do të ndikojë në kthimin e serbëve. Ndwrkaq, Marko Gjuriq në një takim me gazetarët në Beograd, ka thënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin, se që prej arritjes së marrëveshjes, Prishtina nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ngritjen e Asociacionit. /Veriu.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...