Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sonte mbajti takime me banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës nga të cilët mori mbështetje.
Ai u zotua se me fitoren e tij shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafir në shtëpinë e tyre.
Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Gjatë takimeve me banorët e Bajgorës dhe Bares mora mbështetje të fuqishme, të cilët shprehën vendosmërinë e tyre që me 19 nëntor ta vulosin fitoren tonë të përbashkët. Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafirë në shtëpinë e tyre, ashtu siç kanë qenë para qeverisjes time. Mitrovica ka nevojë për paqe, zhvillim ekonomik dhe qeverisje me duar të pastra, por nuk ka nevojë të qeveriset me dirigjime nga jashtë, për korrupsion e krim. Mitrovica e mitrovicasve +4

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...