Një protestë mbarëkombëtare do të mbahet këtë të premte, më 17 tetor, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Protesta do të nisë nga ora 17:00, dhe pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë të të gjitha trevave shqiptare.
Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe mbështetjen ndaj të akuzuarve në Hagë.
“Siç e dimë të premten do të zhvillohet një protestë kundrejtë atyre që po dënohen për atdhedashurinë e tyre për paqe. Për luftëtarët që luftuan, disa edhe humbën jetën për Kosovën. Ne si Bektashinjtë i mbështesim derisa të dalin,” tha Baba Mondi, njofton ReportTV.
Edhe Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, deklaroi mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në protestë:
“Ne mbështesim të gjithë ata që luftuan për një Kosovë të lirë, kryesisht pjesëtarët e UÇK. U bëj thirrje myslimanëve të marrin pjesë në protestën e 17 tetorit. Edhe unë vet do jem aty,” tha ai.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar gjithashtu se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i pranishëm në protestë.
Kjo protestë vjen në kohën kur në Gjykatën Speciale në Hagë është në zhvillim procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit i kanë mohuar këto akuza.
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...