AVONET njofton se ka monitoruar aktivitetin e prokurimit në Komunë e Prizrenit me titull: “Instalimi dhe riparimi i ndrçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusus, Arbanë, Jeta e re, dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e qytetti e tjera lokalitete – Kontratë kornizë trevjeçare”, me nr prokurimit: 622-24-452-2-1-1, ku gjatë hulumtimit janë identifikuar se në dosjen e tenderit ka pasur kritere diskriminuese dhe poashtu të njejtat janë vendosur në paramasen e tenderit auditim të ndriçimit, e që për AVONET është shumë shqetësuese se si një implementues i projektit bënë realizimin e punimeve dhe bënë auditimin e këtij punimit.
Sipas njoftimit, në paramasen e projektit është bërë vlerësimi në kundërshtim me LIGJIN Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK dhe në kundërshtim me Rregulloren nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, ku Komisioni i vlerësimit të Ofertave të OE, ka kanë bërë vlerësimin e paramases duke e tejkaluar sasin e përqindjes në 110%, shkruan Arbresh.info.
“AVONET për gjatë monitorimit të aktivitetit të prokurimit kemi identifikuar rast ku Autoriteti Kontraktues tek çmimi për poentim ka ndarë pjesët sipas përqindjes:
❖ Pjesa 1 – 70%
❖ Pjesa 2 – 30% dhe
❖ Pjesa 3 – 10% … e që në total rezulton të jetë përqindja 110%”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa në nenin 27.16 të Rregullores 001/2022 për Prokurimin Publik decidivisht parshihet që: “Autoriteti Kontraktues do të përcaktoj në Dosjen e Tenderit peshën (rëndësinë) e çmimeve të kategorive specifike, dhe do të artikuloj rëndësinë në përqindje (%). Përqindja (%) totale do të jetë 100%”.”, thuhet tutje.
“Andaj duke u bazuar në rastin konkret AVONET ju ka drejtuar KRPP-së për INTERPRETIM APO OPINION LIGJOR, ku AK ka vendosur këtë përqindje sipas kategorive (110% – në TOTAL)?”, njofton AVONET.
AVONET bën të ditur se komisioni Rregulativ i Prokurimit Publik, ka dhënë përgjigje me datën 13.08.2024: “AK ka për qëllim dhënien e kontratës publike kornizë me “çmime njësi”, AK në përputhje me nenin 27.16 të Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurim Publik, do të përcaktojë në Dosjen e Tenderit peshën e çmimeve të kategorisë specifike në bazë të rëndësisë dhe përqindja totale nuk duhet të kaloj 100%.
Sipas njoftimit, komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën publike kornizë me datën 16.05.2024 me Grup i Operatorëve Ekonomik LCE SH.P.K.; Sinco Group L.L.C., Rr.Ferid Curri Arbëri, Prishtinë dhe sipas përgjigjes në interpretim nga KRPP-ja, AK duhet të veproj në përputhje me nenin 62, paragrafin 1, nën paragrafn 1.1 dhe paragrafin 2, nën paragrafin të LPP-së dhe nenin 43 të Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publike.
Pra, Autoritetit Kontraktues është dashur të veproj sipas nenit 62, të LPP-së (Ligjit të Prokurimit Publik) dhe nenit 43 të Rregullores Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, sepse ka kaluar çmimin për poentim mbi 100%, konkretisht sipas çmimit të poentuar del se vlera e përgjithshme e vlerësuar të jetë 110%.
AVONET ka kërkuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që urgjentisht të ndërpres këtë kontratë, që sipas hulumtimit të AVONET-del se është në kundërshtim me LIGJIN Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS dhe të Rregullores Nr. 01/2022 për Prokurimin Publike.
“Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetime ndaj Komisionit për Vlerësimin e Dosjeve të Ofertave të OE, për faktin se ne dyshojmë se të njejtit me anë të veprimit të tyre kanë konsumuar apo plotësuar në tërësi figuren e veprës penale, të paraparë në neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, të kodit penal të Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...