Musa Kongjeli, avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së, Rilind Murati, ka deklaruar se klienti i tij nuk është i përfshirë në vrasjen e policit, Muhamed Lika me 1 prill 2025.
Avokati pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se Murati është deklaruar i pafajshëm nga aktakuza.
“Duke u bazuar në ato provat që deri tani i kemi, konsideroj që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër penale, mirëpo prokuroria pretendon që ai ka qenë një nder anëtarët e grupit”, tha avokati .
Tutje, ai tha se në atë orë Murati ishte me të fejuarën e tij.
“Klienti im thotë se prej orës 10:00 të mbrëmjes deri në tre të mëngjesit ka qenë më të fejuarën e tij. Ne e kemi kërkuar masën e arrestit shtëpiak” shtoi tutje ai./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%