Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.
Homologu nga Shqipëria përgëzoi Jasharin për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...