Avokati i Popullit i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për shkak të situatës alarmante të krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, duke i kërkuar që të zbatohet rregullorja për pastrimin e qytetit.
Sipas njoftimit, ky institucion kishte ftuar Ramën dhe menaxhmentin e kompanisë “Pastrimi” në një takim për të diskutuar shqetësimet që lidhen me të drejtat e qytetarëve dhe rrezikun që situata aktuale paraqet për shëndetin publik, shkruan Arbresh.info.
Sipas deklaratës, përfaqësuesit e komunës njoftuan në momentet e fundit se nuk do të marrin pjesë në takim, një veprim që Avokati i Popullit e cilëson si “mosrespektim të institucionit” dhe “papërgjegjësi të plotë” ndaj interesave të qytetarëve të Prishtinës dhe mbi 800 punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”.
Në këtë takim, Kryeshefi Ekzekutiv i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka paraqitur prova që sipas tij dëshmojnë se ekziston një rregullore në fuqi e miratuar nga Kuvendi Komunal, e cila nuk po zbatohet nga komuna – dhe pikërisht kjo ka sjellë ndërprerjet dhe vështirësitë aktuale, përfshirë pamundësinë për pagesat e punëtorëve dhe mungesën e karburantit për kamionët.
Avokati i Popullit, ndonëse nuk ka dhënë ende një qëndrim përfundimtar, thekson se kjo situatë po rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe mund të sjellë pasoja të rënda përmes përhapjes së ndonjë epidemie.
“Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për krizën, si dhe obligim i saj të ofrojë shërbime cilësore dhe me kohë për qytetarët,” thuhet në reagim.
Avokati i Popullit paralajmëron se në ditët në vijim do të bëjë përpjekje të reja për të realizuar një takim me kryetarin Rama, me qëllim të ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së kësaj krize që po e dëmton drejtpërdrejt jetën e përditshme në kryeqytet./Arbresh.info/
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...