Avokatit Gazmend Rexhepi përpos që vrasjen e Marigonës e ka cilësuar si të rëndë ai tha se është edhe vrasje me pasoja, pasi që gjendja e familjes së të ndjerës është rënduar.
“Deri më tash është cilësuar se vrasje e rëndë me dashje e pas asaj kemi të drejt ti paraqesim edhe ankesat tona por të shohim sepse nuk e kemi ende aktakuzën zyrtare të prokurorisë. Deri më tash të gjitha provat përveç që tregojnë që është vrasje rëndë , është edhe vrasje me pasoja duke u nisur nga pasojat e pasme për, ku ka lënë edhe dy motra tjera, vëllain plus familja tash e ka gjendjen shumë të rendume”, tha Rexhepi.
Rexhepi tha se sipas nënës së të ndjerës, ajo ka jetuar në një presion të frikës dhe kërcënimeve.
“Se a është lajmërua në polici nuk e di. Në bazë të deklarimit të nënës së të ndjerës po. Ajo ja jetu në një formë në një presion por a ka qenë element frika për shkak të kërcënimeve që i ka bërë meqenëse se ajo ka qenë shumë e re 18 vjeçare”, tha Rexhepi.
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...