Avokatët e aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët po gjykohen sot në Gjykatën Themelore të Prishtinën nën dyshimin se kanë kryer sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj klientëve të tyre.
Tomë Gashi, avokat i të akuzuarit Frashër Krasniqi ka kërkuar që të hiqet kjo masë ndaj tyre dhe e njëjta të zëvendësohet me çfarëdo mase tjetër në bazë të kodit të procedurës penale, shkruan portali arbresh.info.
Edhe avokati i të akuzuarit tjetër, Atdhe Krasniqi, Ramiz Krasniqi ka thënë se klienti i tij është student i shkëlqyeshëm i dy fakulteteve në Universitetin e Prishtinës prandaj ka kërkuar që të hiqet masa e arrestit shtëpiak ndaj tij.
Emrush Kastrati, avokat i Egzon Halitaj tha se vazhdimi për masën e arrestit shtëpiak nuk ka pasur bazë ligjore.
Edhe Florije Dervinaj, avokate e të akuzuarës Adea Batusha kërkoi ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak me arsyetimin e njëjtë si avokatët e të akuzuarve të tjerë.
Dervinaj tha se klientja e saj është në prag të diplomimit në Universitet dhe ka nevojë të jetë e lirë për të punuar për temën e diplomës.
Ajo shtoi se aktivistët e VV-së e kanë kundërshtuar Demarkacionin dhe nëse ata vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak për këtë çështje atëherë kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Avokatët kanë vlerësuar se aktivistët e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak në përpikëri./Arbresh.info.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...