Kosova më 22 tetor do t’i mbaj zgjedhjet lokale. Mos konstituimi i Kuvendit dhe mos formimi i Qeverisë kanë bërë që partitë politike të mos diskutojnë ende për kandidatët për kryetarë të komunave.
Përkundër pak kandidatëve që janë deklaruar se do të kandidojnë e do të rikandidojnë pjesa tjetër ende nuk e di se çfarë vendime pritet të marr partia, shkruan lajmi.net.
Avni Kastrati mund të jetë sërish kandidat për kryetar në komunën e Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës. Lajmi.net ka kontaktuar me Kastratin i cili tha se partia ende nuk ka marr vendim të tillë.
“Akoma nuk është e përcaktuar, pasi kryetari sipas statutit e ka të drejtën edhe obligimin për emërim, mirëpo vendimi ende nuk është marr”, ka thënë ai.
Se a do ta pranonte nëse partia do të rikandidonte për kryetar të Mitrovicës, ai ka thënë se do ta pranonte me kënaqësi.
“Nëse kishte me u sjell vendim, po do pranoja”, ka Kastrati.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...