Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka ironizuar me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari Shtetit, në tetorin e vitit 2020.
Avdyli paraditen e së dielës ka shkruar se “a thua avulluesit e mbi 2 milionë eurove iu përgjigjen lutjeve me e-mail për t’i kthyer paratë e vjedhura”.
Madje ai në profilin e tij “Facebook” ka shkruar se koha është edhe për një lutje më të dhimbshme, pasi që pas shkurtit s’do të ketë më lutje.
“A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë. Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini…”, ka shkruar Avdyli.
Kujtojmë se me 21 tetor u raportua për vjedhjen e 2.077.995.90 milionë euro nga Thesari i Shtetit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...