Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri që duhet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm ata që janë kundër interesave euro-atlantike në Kosovë dhe rajon, janë kundër që shteti i Kosovës të ketë ushtri.
Hoti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se është momenti që të gjithë të bashkohen pasi po merret një vendim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.
Ai tha se duam ushtri moderne për të promovuar paqen dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në botë, kudo që të ketë nevojë.
Ndërkohë, sapo është votuar nga 101 deputetë Projektligji i parë që transformon Ministrinë e FSK’së në Ministrinë e Mbrojtjes.
KQZ: 2,092,202 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 q...
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migran...
KQZ: Rreth 2 milionë euro mund të shpenzojë një subjekt për ...
KQZ miraton procedurat emergjente për prokurimet në zgjedhje...
LDK thërret mbledhjen e Kryesisë për sot në 16:00
Makina përplaset me turmën në Gjermani, 2 viktima dhe 22 të ...