Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që kandidat të kësaj partie për kryeministër ta ketë ministrin e deritashëm të Financave, Avdullah Hotin.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një konference për media, ka thënë se kryesia e LDK’së ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshëm që do të mbahen me 11 qershor.
“Sot e kishim mbledhjen e kryesisë. Biseduam disa çështje përgatitore si dhe për kandidatin për kryeministër të vendit. Kandidat do të jetë, Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa.
Avdullah Hoti:
“E kam marrë mbështetjen e plotë të LDK-së, parti e cila është themeluar nga Dr. Ibrahim Rugova. Pas dy vitesh e gjysmë të qeverisjes, LDK-ja vlerëson rezultatet e punës time si ministër. Besojë në kauzën tonë të përbashkët në parimet që i ka LDK-ja”, ka thënë Hoti./arbresh.info
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...