Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar njoftimin lidhur me praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulën për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia.
Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu.
Produktet në fjalë janë importuar në Kosovë dhe janë në treg para marrjes së vendimit të datës 11.02.2026 për ndalimin e përkohshëm të importit të produktit Aptamil në vendin tonë.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni, dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri”.
AUV njëherësh iu bën thirrje konsumatorëve që të mos i përdorin produktet Aptamil Pronutra 1, Aptamil Pronutra 2 dhe Bebelac 1 me datat e skadimit të specifikuara më poshtë, por t’i kthejnë ato në pikën e shitjes.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...