Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se situata lidhur me produktin ushqimor APTAMIL AR 2 – 400 gram është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).
Sipas AUV-së, nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF e deri më sot, nga tregu janë tërhequr gjithsej 212 pako të këtij produkti, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gram dhe me tërheqjen e tij nga tregu. Edhe pse përballet me mungesë të theksuar të inspektorëve, AUV dëshmon se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut i Agjencisë. AUV mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor, me qëllim ruajtjen e besimit të qytetarëve, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...