Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës që tregtohet në Kosovë është i sigurt, kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
AUV ka njoftuar se kishte ndërmarrë veprime për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovar.
“Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas AUV-it, mostrat e mishit të pulës me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik.
“Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”, thuhet në njoftimin nga AUV.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte. Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, thuhet në fund të komunikatës së AUV-it./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...