Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka hequr një pjesë të ndalimit të importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania.
AUV ka njoftuar se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, duke shfuqizuar masën e vendosur më 30 tetor 2025.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas vlerësimeve më të fundit ndërkombëtare dhe kombëtare, përfshirë raportin e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportin e Komisionit Evropian të datës 28 tetor 2025 dhe raportin e autoriteteve kompetente gjermane të datës 12 nëntor 2025.
Sipas AUV-së, importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania lejohet, përveç nga zonat ku është konfirmuar prania e gripit të shpezëve me patogjenitet të lartë, HPAI–H5N1. Në këto zona përfshihen: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein
Nga këto rajone ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve që kanë origjinën në fermat e prekura nga virusi.
AUV bëri të ditur se ndalesa për zonat e prekura hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare.
Institucioni theksoi se do të vazhdojë monitorimin e situatës epidemiologjike dhe bashkëpunimin me partnerët relevantë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, ndërsa publiku dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mundshëm./Arbresh.info
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...
Enrique: Dallimi i vetëm ishte që ne shënuam tre gola më shu...