Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut të enjten, ku kanë qëndruar për rreth dhjetë minuta, njoftoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas raportimeve dhe videove të shpërndara në Telegram, rreth dhjetë automjete hynë në këtë pjesë të veriut të Kosovës në orët e mëngjesit.
Fillimisht, qytetarët menduan se bëhej fjalë për KFOR-in.
Elshani konfirmoi se automjetet ishin pjesë e FSK-së dhe se pjesëtarët e tyre qëndruan për disa minuta në një stacion karburanti, ku u kontrolluan nga policia.
Ai shtoi se ushtarët e FSK-së nuk ishin të armatosur dhe se pretenduan se kishin gabuar duke menduar se ishin në Mitrovicën e Jugut.
https://kossev.info/kosovo-najnovije-vesti-kbs-glavnom-ulicom-u-severnoj-mitrovici-eljsani-pogresili-lokaciju/
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...