Një autobus është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të Suharekës.
Sipas policisë, zjarri është lokalizuar me sukses teksa bën të ditur se nuk ka pasur persona të lënduar.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.
“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhel të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...