Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari i Autrisë, Karl Nehammer, mbajtën edhe konferencën për media, pas takimit dypalësh, i cili ka zgjatur më shumë sesa që ishte përcaktuar në agjendë.
Kancelari i Austrisë deklaroi se me kryeministrin Kurti ka folur për të gjitha cështjet, si ato politike, ekonomike e të sigurisë, përfshirë edhe integrimet dhe ndihmën që Austria është e gatshme t’i ofrojë Kosovës.
Nga ana e tij, kryemnistri Kurti rikujtoi se Austria ishte dhe mbetët një nga shtetet që ka ndihmuar dhe përkrahur më së shumti Kosovën dhe për këtë arsye, ky shtet zë një vend të vecantë tek kosovarët.
Kurti eNehammer folën edhe për cështjën e dialogut mes Kosovës e Serbisë ku kancelari austriak deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në pikat ku ka ngecje.
Ai tha se kjo bëhet edhe për shkak të lidhjes historike që Austria ka me vendët e Ballkanit Perëndimor.
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...