Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se narritur që në periudhën janar–gusht të 2025 të mbledhë gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.
Sipas ATK-së, ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.
“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata:, thuhet në njoftim .
ATK thekson se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore.
“Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve”, përfundon njoftimi.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër