ATK’ja ka njoftuar se ka pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve të qytetarëve lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila është ndërprerë gjatë kohës së pandemisë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se ende nuk është vendosur për ri-fillimin e kampanjës për rimbursim të kuponëve fiskalë.
“Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemisë, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...