Atifete Jahjaga pjesëmarrëse në garën Automobilistike të Kosovës

17:05 | 23 Qershor 2019
A Z

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Kampionatin e garave automobilistike në Ferizaj të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës.

“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën ‘Auto Slalom’” shkroi Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu ajo ka shkruar se jemi mësuar t’i heqim pengesat që na vendosen përpara, por që  ndonjëherë duhet t’i anashkalojmë.

“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak” shtoi Jahjaga. /Arbresh.info/

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2307376739351456

 

Shpërndaje në rrjete sociale