Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga iftarin e parë e ka shtruar për gratë gazetaret afgane që po qëndrojnë në Kosovë për shkak të situatës së tensionuar në Afganistan.
Jahjaga. përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i dhimbshëm realiteti që gratë vazhdojnë të jenë më të prekurat nga konfliktet dhe dhuna.
“Është i dhimbshëm realiteti që gratë po vazhdojnë të jenë më të prekurat në vendet ku ka konflikte dhe dhunë. Fatkeqësisht, zgjidhja e tyre e vetme për shpëtim është largimi drejt një vendi tjetër më të sigurt. Kosova si një vend që e ka përjetuar vet luftën, do ta ketë gjithmonë derën e hapur për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Jahjaga.
Tutje ajo ka shtuar se stafi i AGK-së vazhdon të dëshmoj së jemi popull bujarë.
“Sa popull bujar jemi, po dëshmohet edhe nga stafi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Getoarbë Mulliqin dhe Xhemajl Rexha dhe stafi i Qendres Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias Flutura Kusari, të cilët i falenderova për punën e tyre”, tha ajo.
Në fund Jahjaga i falënderoi gazetarët që për mbështetjen e vazhdueshme ndaj gazetarëve afgan dhe ukrainas.
‘Ndërsa gazetarët afganë i sigurova që ne të gjithë do të angazhohemi që ata të ndihen të sigurtë. Sonte gazetarëve i shpreha falenderim të veçantë për profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetjen e gazetareve Afgane dhe Ukrainase, të ardhur në Kosovë”, u shpreh Jahjaga./arbresh.info/
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...