Komunat rrezikojnë të humbasin deri në 15 milionë euro nga fondet e Komisionit Evropian, si shkak i neglizhencës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se fondet në fjalë synonin forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët. Sipas tij, propozimi i dorëzuar nga MAPL është refuzuar nga Komisioni Evropian për shkak të mospërmbushjes së standardeve dhe kritereve të kërkuara nga BE.
“Në takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Demos, i cili është projekt i cili që disa vite me radhë i ka bashkëfinancuar shumë projekte në nivelin lokal, është vërejtur një shqetësim nga Bashkimi Evropian drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mund t’i humbë deri në 15 milionë euro, për shkak se në projektin e propozuar ndaj BE-së, disa standarde të cilat janë kërkuar nga BE, nuk kanë qenë të parapara në propozimin e MAPL-së”, tha Sazan Ibrahimi, kryetar i AKK-së.
Ai ka kërkoi llogaridhënie të menjëhershme mbi procesin e aplikimit, derisa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat institucionalë për të mbrojtur të drejtën e komunave për të përfituar nga fondet evropiane.
Deri më tani, MAPL nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas interesimit të RTK-së, lidhur me këtë çështje.
Porse sipas Ibrahimit, në një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit për Asociacionin e Komunave të Kosovës, thuhet se janë duke punuar me BE-në sa i përket programimit të fondeve IPA për vitet 2025-2027.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...