Edhe 10 raste me koronavirus janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave, asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.
Në total numri i rasteve aktive është 627./arbresh.info/
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë ...
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje