Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2025.
Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024. Sipas tyre, eksporti mbulon importin me 13,5%.
“Eksporti i mallrave në muajin maj 2025 kishte vlerën 81,4 milionë euro, ndërsa importi 604,7 milion euro, që është një rënie prej (-0,5%) për eksport, si dhe një rritje prej 17,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thotë ASK-ja.
Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhëna të grupeve kryesore të eksportit ku thuhet se 24,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura; 9,9% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 8,2% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili.
Ndërsa. Tregon ASK-ja, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 13,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,6% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë produktet minerale.
Të dhënat e publikuara nga ASK-ja tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milion euro, ose rreth 35,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3%. Ndërsa, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5%), Italia (3,5), Holanda (3,1%),
Sipas ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 265,1 milion euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,0%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,1%), Polonia (5,1%).
Kanë treguar edhe për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s. Raporti tregon se eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 34,5 milion euro, ose 42,5% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s, sipas ASK-së ishin: Maqedonia e Veriut (14,8%), Shqipëria (13,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (6,1%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milion euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%).
Ndërkohë eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,9 milion euro. Si partnerë më të rëndësishëm, beget e ditur në raport, nga këto vende për eksport ishin: Zvicra dhe Turqia.
Ndërkohë, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 270,0 milion euro, dhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia, dhe Kina.
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë