Mbrojtësi i kombëtares angleze, Kyle Walker është pensionuar nga Anglia.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai ka me kombëtaren ka pasur 96 paraqitje.
Gjithashtu, Walker ka pasur pjesë në pesë Kampionate Evropiane dhe Botërore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë udhëtim.
”Pas më shumë se një dekade duke përfaqësuar vendin tim, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar.”
“Të luash për Anglinë ka qenë gjithmonë nderi më i madh i karrierës sime dhe diçka për të cilën do të jem gjithmonë krenar.”
“Faleminderit çdo bashkëlojtari, trajneri, menaxheri, “lojtarit të 12-të” dhe të gjithë atyre që kanë qenë pas skenave dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Çdo brohoritje nga tifozët e ka shtyrë ekipin përpara dhe mezi pres t’u bashkohem atyre për të mbështetur djemtë në Kupën e Botës.”
“Kujtimet me fanellën e Anglisë do të mbeten me mua përgjithmonë.”
“Dua gjithashtu të falënderoj familjen time për mbështetjen në çdo hap të rrugës. Ata e kanë bërë këtë udhëtim edhe më të veçantë dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës që e kam ndarë këtë përvojë me ta.”, ka shkruar Walker./Arbresh.info
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...