Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, njoftoi sot se ekipit të PDK-së në asamble iu bashkua Berna Saraçi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Sahatçiut, tani ekipi i partisë së saj në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.
“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi”, shtoi Sahatçiu në postimin e saj në Facebook./Arbresh.info
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri