Gjatë fundjavës në Evropë kanë arritur 50 respiratorë të destinuar për Kosovën.
Kështu bën të ditur Ambasada e Amerikës në Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Ky donacion është në bashkëpunim me USAID-in në kuadër të luftës kundër Covid-19 në nivel lokal e global.
“Gjatë fundjavës, 50 ventilatorë të destinuar për një dhurim për Kosovën mbërritën në Evropë. Këta ventilatorë dhe trajnimi virtual i lidhur me ta janë pjesë e një donacioni nga Ambasada e SHBA-së dhe USAID-i në Kosovë për të na ndihmuar të gjithëve për të luftuar COVID-19 në nivel lokal dhe global. Të gjithë duhet të luajmë një rol në mposhtjen e kësaj pandemie”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...