Tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, të cilët njoftuan se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.
Sipas njoftimit, ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.
“Me kërkesën e Parlamentit Studentor, është aprovuar faza dyvjeçare e tranzicionit për afatet e rivlerësimit (Nëntor/Prill). Pas miratimit në Senatin e Universitetit, këto afate do të aplikohen në të gjitha njësitë akademike të UP-së gjatë kësaj periudhe tranzitore. Parlamenti Studentor ka falënderuar Rektorin e UP-së, prof. Arben Hajrullahu, si dhe prorektorët Adem Beha dhe Majlinda Zhitija Gjelaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave studentore. Po ashtu, një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe të gjitha organizatave studentore që kontribuan në këtë proces. Parlamenti Studentor ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zë i kërkesave të të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës, pa dallime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...