Pas sulmit ndaj gruas nga komuniteti rom në Ferizaj, është arrestuar personi i dyshuar për këtë rast.
Këtë e ka bërë të ditur Major Mehmetali Hajdini në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, duke shtuar se i dyshuari ndodhet në stacionin policor në Ferizaj duke u marrë në pyetje, transmeton Klan Kosova.
“Diku rreth orës 13:00 kemi marrë një informacion se një grua nga komuniteti rom që është e njohur në mediat sociale, ndodhet në shesh. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka takuar viktimën të cilën e ka shoqëruar për në stacionin e Policisë. Ajo nuk fliste shqip por vetëm në gjuhën angleze”.
“Rasti mbetet duke u hetuar nga njësitë përkatëse. Natyrisht se edhe avokati i popullit është duke ofruar ndihmën e tij”.
“Kemi arrit që ta identifikojmë personin e dyshuar, i cili më pas edhe është arrestuar. Tani ai ndodhet në stacionin policorë. I dyshuari është i moshës 17 vjeçare nga rrethina e Ferizajt”.
“Edhe viktima momentalisht ndodhet në stacionin policor në Ferizaj dhe është duke u ndihmuar nga ana e Mirëqenies Sociale dhe Avokati i Popullit. Kjo është hera e parë që në rajonin e Ferizajt ndodhë diçka e tillë dhe natyrisht se ne do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme”.
Ndërsa kur është pyetur nëse do të ngritet kallëzim penal ndaj personave të pranishëm që e kanë gjiruar sulmin ndaj gruas, Major Hajdini ka thënë se nuk ka dëgjuar të jetë iniciuar kallëzim penal për raste të tilla.
“I dyshuari është arrestuar dhe sigurisht se ne do t’i marrim të gjitha veprimet policore. Deri më tani nuk kam dëgjuar se është ndërmarrë ndonjë rast për diçka të tillë. Rastet që janë pa ankues nuk do të iniciohen nga ana e policisë”.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...