Policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë, për shkak se i njejti gjatë kalimit të kufirit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Zyrtari policor sipas raportimit ka prnuar tretman mjekësor, ndërsa personi që sulmoi policin është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.
“Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”