Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, nën dyshimin se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë, ka goditur këmbësoren grua.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Klinë, ndërsa viktima është dërguar në QKUK.
“Klinë 06.09.2023 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë”, njofton Polica.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Foda: Sot jemi të gjithë të mërzitur, pasi e donim shumë Bot...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...