Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda – DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan. Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ku njoftoi se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”
Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Renault zbulon modelin e ri Turbo 3E – kur pritet debutimi i...
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Emir Sahiti ‘hero’ për Hamburgun – shënon golin e fitores nd...
Grenelli protestuesve në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të...
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Të gjitha sekretet për të krijuar bazën perfekte të grimit