Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se është arrestuar personi që ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kukaj, pas publikimit të përgjimit për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Siç njofton Prokuroria veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari V.K., për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale. Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Legjenda e Espanyolit e përshkruan situatën e Viniciusit në ...
Pse rritja e pagave, më e komplikuar seç duket?
SHBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet...
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgim...
Lamine Yamal rrezikon bashkëlojtarët te Barcelona në vozitje...
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU P...