Edhe një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.
Kusari-Lila, së pari kishte komunikuar me Sllavko Simiqit, nga Lista Serbe dhe më pas me Radoiçiqin.
Biseda fillon kështu: “Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i thotë Simiq, Kusari-Lilës.
“Hajde”, i përgjigjet Kusari-Lila, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
Pasi të dy merren vesh për kyçjen në bisedë të Radoiçiqit, Simiq ia kalon telefonin të fortit të Listës Serbe.
“Allo vendase, a po dëgjohemi?”, e pyet Radoiçiqi, Kusari-Lilën.
“Po, po, po të dëgjoj”, ia kthen ajo.
“E super, si jeni, a jeni të vyeshëm?”, e pyet sërish Radoiçiqi, zyrtaren e LVV-së.
“Ja isha në Kuvend dhe pata disa takime dhe derisa u lirova, tash po shkoj në shtëpi”, përgjigjet ajo.
“A, mirë, mirë, shiko, më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…”, pohon Radoiçiq.
“Po?”, ia kthen Kusari-Lila.
“… dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, vazhdon komunikimin ish-nënkryetari i Listës Serbe.
“Po?”, konfirmon shefja e deputetëve të LVV-së.
Koordinimi për votat e deputetëve të Listës Serbe mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit vazhdon.
Ai shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.
“Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radoiçiqit.
“Hajt shohim tani…”, i thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.
Para se të përshëndeten, Radoiçiq, i informuar për agjendën legjislative, i rekomandon Kusari-Lilës që të takohej me “Sllavkon [Simiqin, v.j] të hënën”.
“Ja, pasi ky ligj është të martën, ti do të takohesh me Sllavkon të hënën, dhe ne gjithqysh jemi në lidhje, unë të përshëndes dhe ja ku e ke Sllavkon”, thotë Radoiçiqi.
Pasi ia kalon sërish telefonin Simiqit, ish-shefi i GP të Listës Serbe ia konfirmon Kusari-Lilës takimin për ditën e hënë me premtimin se “do të merremi vesh”.
“Kurrgjë kolege, shihemi ne të hënën dhe do të merremi vesh”, pohon Simiq.
“Shihemi të hënën”, ia kthen ajo.
Kelmendi pjesëmarrës në punëtorinë për hartimin e planit str...
Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Rep...
Kush është Nexhmi Rexhepi, kryetari i sapo zgjedhur i Gjykat...
Spanja “justifikoi” të gjitha 11 testet pozitive të dopingut...
Terras takohet me përfaqësues politik të komunitetit serb në...
Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike, vl...