Një person është arrestuar pasditën e së mërkurës në Viti pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan arbresh.info
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma dhe 6 fishek.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me karikator dhe gjashtë (6) fishekë cal-9 mm.”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...