Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin brenda kabinës së votimit.
Lasjmin për Arbresh.info e ka konirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili tha se incidenti ka ndodhur sot rreth orës 07:35.
“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrëtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervisitmit Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që rasti ,, Cenimi i fshehtësisë së votimit’’ Neni.215 të prcedohet në procedur të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, tha ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...