Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar B.D nën dyshimin se i ka dhënë një qytetari të Mitrovicës para me fajde pastaj i ka bërë presion dhe e ka shtyrë në vetëvrasje.
Sipas njoftimit, viktima dje ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi dyshohej se kishte konsumuar tretës kimik (domestos), përcjell Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal dhe me pas ishte përcjell në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë ndërsa pas tretmanit mjekësor gjendja e viktimës ishte stabile.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti cilësohet si “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja” të paraparë me Kodin Penal të Kosovës./Arbresh.info
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami