Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “ngacmim” dhe “dhunim”.
IPK-ja ka bërë të ditur se dy ditë më herët kishte pranuar informacione nga policia dhe ankuesja e cila e ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Tutje, bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin./Arbresh.info/
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar