Një person në Gjakovë është arrestuar për zjarrvenie.
Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë bëhet e ditur që P.C kishe ndezur ca shkurre në pronën e tij në fshatin Sopot, e që zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe në shkurre të tjera.
“Datë o8.08.2021 rreth orës 16:30 Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë për zjarr në zhvillim në fshatin Sopot, KK-e Gjakovë. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar njësia e zjarrfikësve te cilët kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane lokalizuar zjarrin.
Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arrite dhe ta identifikoj të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore.
I dyshuari P.C. i datëlindjes 1942, M.SH. është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot