Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar person, i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë zhvilluar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.
“Nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L. M. Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin në komunën e Zveçanit. L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.
“Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit. Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...