Arrestohet një person për lëndim trupor në Shtime

09:01 | 28 Korrik 2026
H.E

Me datën 27.07. 2026, rreth orës 22:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për një rast të rrahjes në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar, M.A.(27 vjeç)

Personi i lënduar fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në spitalin rajonal në Ferizaj dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Shtime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale