Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion një 21 vjeçar në Kaçanik, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës.
I njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore ndërsa arma i është konfiskuar, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit për media, njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.
Postimi i plotë:
Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:00 kanë pranuar një informacion se një person në fshatin Dubravë të Kaçanikut posedon armë zjarri. Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Pas një pune intensive hetimore, policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B.K ( M/K) i moshës 21 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë).
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje ‘’
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës